PËR МАYA
Në pjesën më të pastër ekologjike të Maqedonisë, në afërsi të fshatit Gari të Dibrës, në një lartësi mbidetare prej 1.200 metra, gjendet burimi i ujit MAYA. Pas nxjerrjes nga puset 80 deri në 120 metra të thellë, me ujësjellësin më modern, i ndërtuar sipas standardeve më të larta, uji bartet deri në fabrikën e paketimit.
Objekti shtrihet në sipërfaqe prej 4.000 metra katrorë dhe është një nga fabrikat më moderne dhe me teknologji më bashkëkohore në Evropë.
Fabrika është e pajisur me makina nga prodhuesi më i njohur botëror i linjave të mbushjes “KRONES” dhe ka zbatuar edhe standardet botërore për siguri dhe cilësi siç janë standardet HACCP dhe ISO 22000: 2005 për ndërtim dhe prodhim.
Llojet e paketimit:
-
Ambalazh qelqi
- 0,25l.
- 0,75l.
-
Ambalazh PVC (PET)
- 0,5l.
- 1,5l.