Kthehen

MAYA DHE TI

Përbërja dhe balancimi i mineraleve, vlera e përsosur e PH prej 8.14, materialet më cilësore dhe më të besueshme të paketimit e bëjnë ujin MAYA unik dhe e veçojnë prej konkurencës.

Karakteristikë për të është se gjatë gjithë procesit nga burimi në paketim nuk ka ndërhyrje të tilla si degasifikim, demineralizim ose mineralizim. Kjo do të thotë se uji i MAYA është tërësisht natyral, gjegjësisht kontakti i parë i ujit me mjedisin e jashtëm është në hapjen e parë të shishes.

Përparësitë e konsumimit të ujit MaYa gjatë shtatëzanisë

Ju keni nevojë për ujë për të qëndruar hidrant (të hidratuar, të freskët). Konsumimi i ujit të mjaftueshëm parandalon dehidrimin. Dehidrimi gjatë shtatëzanisë mund të sjellë shumë komplikime siç janë kokëdhimbja, vjellja, dhembja e barkut, edema dhe marramendja.

Disa gra besojnë se konsumimi i rregullt i ujit ndihmon në lehtësimin e simptomave të vjelljes në mëngjes, aciditetit dhe urthit, si dhe tretjes. Gjithashtu ndihmon në ruajtjen e temperaturës së trupit tuaj, sidomos në muajt e nxehtë dhe me lagështi.

Edhe pse ndoshta nuk mendoni kështu, por sa më shumë ujë që pini gjatë shtatzënisë, aq më pak ujë do ta mbajë trupi juaj.

I sigurtë

Paketimi i tij është bërë nga material me cilësi më të lartë dhe më të besueshëm për të ruajtur freskinë dhe nivelin të magnezit që uji natyrshëm e përmban.

Përbërje perfekte

Përqëndrimi i hidrokarbonateve është një nga karakteristikat më të rëndësishme që MAYA i posedon. Ka një vlerë Ph perfekte prej 7.6, kurse ekuilibri i mineraleve e bën atë unik dhe e ndan atë nga konkurrenca.

Rregullon temperaturën e trupit

Sasia e mjaftueshme e ujit në trup gjithashtu ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit. Vetitë termike të ujit dhe aftësia e tij për të liruar nxehtësinë nga trupi gjatë avullimit nga lëkura në masë të madhe ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit.

E rrit energjinë, ndihmon gjatë lehtësimit të lodhjes dhe përmirëson disponimin.

Pasi që truri ynë është kryesisht ujë, konsumimi i ujit ndihmon në të menduarit, përqëndrimin dhe përmirësimin e koncentrimit. Përveç kësaj rrit energjinë tuaj.

Studimet tregojnë se dehidratimi i lehtë (edhe nivel më të ulët për një ose dy përqind të hidratimit nga optimalja) mund negativisht të ndikojë në disponimin tuaj dhe aftësinë e të menduarit.

Pikë natyrë

Uji MAYA është tërësisht natyral. Kontakti i parë i ujit me mjedisin e jashtëm është gjatë hapjes së parë të shishes, që e bën ujin MaYa të përshtatshëm për çdo moshë dhe çdo rast.

I paprekur

Në procesin e paketimit, uji nuk kalon nëpër kurrfarë ndërhyrje, siç është degasifikimi, demineralizimi ose mineralizimi.